UASHINGTON – Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane hynë sot në një fazë të re, kur gjatë fjalimit për Bordin e Paqes, Presidenti Donald Trump përmendi numrin e këmbës së KM shqiptar.
“…and I know the Albanian Prime Minister, great guy, size 47, very strong,” tha Trump në mes të fjalisë, duke shkaktuar një valë emocionesh në studiot televizive shqiptare.
“Fakti që ai di numrin e saktë të opingave të KM, jo vetëm hedh poshtë thashethemet për krisje në marrëdhënien mes tyre, por tregon njohje personale,” tha eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Xhixhi Kumria. “Askush nuk përmend rastësisht detaje ortopedike të tilla, sidomos Presidenti i SHBA-ve. Numri i këmbës është tregues respekti dhe intimiteti të thellë diplomatik.”
Burime nga Kryeministria konfirmuan se numri është i saktë dhe se “këmbët e mëdha njihen vetëm nga liderët e mëdhenj”.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.