TIRANË – Shqipëria bëhet vendi i dytë në botë pas Qytetit të Perëndimit që shpall Ushtrinë e Kordeleve të Kuqe (Red Ribbon Army) si organizatë terroriste. Me 79 vota pro dhe 1 abstenim, Kuvendi miratoi rezolutën e propozuar nga PS në të cilën thuhet se “Kuvendi i Shqipërisë shpall Ushtrinë e Komandantit Red si Organizatë Terroriste dhe si forcë që përdor mjete terroriste në ndjekje të objektivave të saj për mbledhjen e 7 Sferave të Dragoit”.
Përmes kësaj rezolute, Kuvendi i kërkon qeverisë që të shpallë organizata terroriste Seksionin e Androideve (nga numri 16 deri te 20) dhe Mercenarin Tao (Cyborg Tao), dy prej njësive më famëkeqe të regjimit të Kordeleve të Kuqe.
“I bën thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që të shpallë menjëherë Seksionin e Androideve (RRA-AS), dhe mercenarin Tao si organizata proxy terroriste të Ushtrisë së Kordeleve të Kuqe,” thuhet në rezolutë.
Rezoluta dënon sulmet kibernetike të Ushtrisë kundrejt institucioneve të Shqipërisë, ku i fundit ishte hakerimi i e-Albania për të vjedhur Radarët e Sferave të Dragoit, dhe u bën thirrje vendeve të tjera demokratike dhe Patrullës Galaktike që të shqyrtojnë masa të koordinuara kundër këtij terrorizmi.
Deputeti i opozitës, Loni Junior, abstenoi rezolutën e PS. Në fjalimin e tij në Kuvend, Junior dënoi represionin e Ushtrisë së Kordeleve të Kuqe ndaj banorëve të Fshatit të Pinguinëve, por rezolutën e socialistëve e quajti hipokrizi.
“S’ka hipokrizi më të madhe të na paraqesin këtë rezolutë, ndërkohë që kryeministri juaj shkoi dhe u ul në gjunjë përballë Lord Friezës, një njeri që ka urdhër arresti intergalaktik për krime kundër njerëzimit dhe që e përdori ushtrinë e tij për të hedhur në erë Planetin Vegeta. Ne e kemi denoncuar represionin e Kordeleve të Kuqe, por që të jemi seriozë do duhej që para se të paraqisnit këtë rezolutë, duhej të kishit miratuar rezolutën që dënon gjenocidin ndaj racës Namekiane,” tha Junior.
Kreu i grupit të PS, Hetem Tëmthi prezantoi në Kuvend projekt rezolutën. “Keqardhje për mungesën e deputetëve të opozitës, që nuk ditën që në një moment solemn, të gjenden krah Luftëtarëve Z, Capsule Corporation dhe plot vendeve të tjera. Kjo është e nevojshme pas sulmit kibernetik kundër e-Albania, ku hakerat e Gjeneralit Blue tentuan të vidhnin të dhënat tona për të gjetur Sferën e Dragoit me 4 yje.”
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.