/ Sport
/ Politikë

Rama: Në 2030 fus Italinë në Botëror

|Nga: Redaksia Lemza
Rama: Në 2030 fus Italinë në Botëror

TIRANË — Pasi e shpalli vitin 2030 si afatin përfundimtar kur Shqipëria do të ulet me të drejta të plota në tryezën e Bashkimit Evropian, KM ka marrë përsipër një mision akoma më të pamundur dhe utopik. Ai premtoi publikisht se, gjithashtu në vitin 2030, ai do të garantojë kualifikimin e Italisë në Kampionatin Botëror të Futbollit.

Duke parë dëshpërimin e fqinjëve përtej Adriatikut, të cilët kanë harruar si të luajnë top në skenën ndërkombëtare, KM ka ofruar ekspertizën e tij 12-vjeçare në diplomaci për të zgjidhur ngërçin e axurrëve.

“Italia i ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Ka fituar Europianin, ka ndërruar tre trajnerë, ka dërguar refugjatë në Shëngjin. Çfarë duan më shumë burokratët në Zyrih?” deklaroi KM i indinjuar. “FIFA po mban një qëndrim absurd dhe bllokues. Ne nuk mund të presim që fati i një kombi të madh si Italia të mbetet peng i dy penalltive të humbura. Kjo është e padrejtë! Prandaj e mora unë situatën në dorë.”

Kur u pyet nga gazetarët se cili është plani i tij për rikthimin e italianëve në Botëror, KM u përgjigj vetëm me fjalët, “Këtu do jemi.”

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon