/ Sociale

Brezi i dopaminës do e ketë të vështirë të angazhohet në leximin e këtij artikulli

|Nga: Redaksia Lemza
Brezi i dopaminës do e ketë të vështirë të angazhohet në leximin e këtij artikulli

TIRANË — Nëse keni pasur vullnet për të klikuar titullin dhe keni mbërritur deri te kjo fjali e parë pa hapur njëkohësisht Instagramin, urime! Ju i përkisni asaj pakice të rrezikuar që ende mund të përpunojë fjalë të shkruara pa pasur nevojë për një video YouTube në sfond. Sidoqoftë, ky artikull është i destinuar të dështojë.

Ekspertët kanë ngritur alarmin. Për atë që njihet si “Brezi i Dopaminës”, i mësuar me bombardim audio-vizual dhe ndryshime planesh çdo 3 sekonda, një tekst i thjeshtë bardh e zi përbën një torturë të mirëfilltë psikologjike. Leximi kërkon mund, kërkon imagjinatë, dhe mbi të gjitha, nuk të shpërblen menjëherë me dopaminën e një like-u apo një komenti.

Ja tek jemi. Kemi kaluar përafërsisht 30 sekonda lexim. Kjo është pika kritike. Për shumicën e lexuesve të këtij brezi, sytë kanë filluar të mjegullohen prej kohësh. Dopamina ka rënë në nivele alarmante.

Fjalët e gjata po u duken si hieroglife egjiptiane. Çfarëdolloj gjëje që ne të shkruajmë tani e tutje nuk ka më asnjë lloj rëndësie, sepse lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua.

Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis aute irure dolor in reprehenderit in voluptate velit esse cillum dolore eu fugiat nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum. Curabitur pretium tincidunt lacus. Nulla gravida orci a odio. Nullam varius, turpis et commodo pharetra, est eros bibendum elit, nec luctus magna felis sollicitudin mauris.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon