/ Kronikë

Alarm për qendër tregtare në mes të Tiranës

|Nga: Redaksia Lemza
Alarm për qendër tregtare në mes të Tiranës

TIRANË — Forcat xheniere dhe njësitë e antiterrorit rrethuan sot paradite një zonë të gjerë në kryeqytet, pas telefonatës të një qytetari që pretendonte se kishte hasur një strukturë masive prej xhami dhe betoni, e pajisur me shkallë lëvizëse, drita neoni dhe një kat të tërë dedikuar Fast Food-eve. Ishte një Qendër Tregtare.

Autoritetet bënë thirrje për evakuim të menjëhershëm të banorëve në një rreze prej 3 kilometrash, duke e cilësuar godinën si një “armë të shkatërrimit në masë të kohës së lirë dhe llogarive bankare”.

Ekspertët shpjeguan se kjo lloj pajisjeje gjigante është ndërtuar me një inxhinieri djallëzore. Ajo nuk shpërthen me barut, por me një proces të ngadaltë thithjeje që asgjëson plotësisht çdo formë të ndërveprimit shoqëror intelektual, duke i zëvendësuar nevojat e vërteta njerëzore me qese kartoni nga Zara.

“Kemi të bëjmë me një mekanizëm shkatërrimtar,” deklaroi shefi i operacionit, teksa vëzhgonte hyrjen e godinës me dylbi nga një distancë e sigurt. “Sapo dyert automatike hapen, godina lëshon një gaz të padukshëm aromë vaniljeje dhe muzikë pop në sfond. Kjo i paralizon viktimat, të cilët futen brenda dhe fillojnë të ecin në rreth pa asnjë qëllim të caktuar. Brenda pak orësh, ‘shpërthimi’ ndodh te karta e tyre e kreditit. Është një masakër financiare e paparë.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon