TIRANË — Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur këtë të hënë gjyqi në themel ndaj Shqiponjës Dykrenore të formuar nga dy duar të kryqëzuara me gishtat e hapur.
Ajo u shfaq pas kafazit të xhamit, duke shënuar daljen e saj të parë publike që prej më shumë se një viti, nga ku dhe formoi simbolin e “Ilir Metës” para kamerave.
“Ishte një simbol i Ilir Metës i formuar në mënyrë perfekte,” raportoi drejtpërdrejt gazetarja e Lemzës Yllka Zhulsi, e pranishme në sallë. “Nuk kisha parë kurrë dy duar të arrinin të formonin simbolin e përkryer të një politikani. Kjo ditë do mbetet në histori!”
Pasi demonstroi me sukses këtë simbol para kamerave, Shqiponja me duar e lëshoi formën e “Metës”, u rikthye në gjendjen e saj natyrale për të dëgjuar seancën.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.