/ Politikë
/ Kronikë

Rama: Nuk është djegur sateliti, por priza treshe

|Nga: Redaksia Lemza
Rama: Nuk është djegur sateliti, por priza treshe

TIRANË — Pas histerisë kolektive dhe akuzave se qeveria dogji 6 milionë dollarë në atmosferë, KM ka dalë me një sqarim për të ashtuquajturën djegie të satelitit Albania 1 në hapësirë. Sipas tij, lajmi se pajisja është shkatërruar është një “histeri e fëlliqur mediatike”, pasi sateliti gëzon shëndet të plotë.

Me një prizë treshe të djegur në dorë, KM sqaroi nga foltorja se e gjithë zhurma vjen nga padija e “inxhinierëve të Facebook” që nuk kanë më të voglën ide se si funksionon logjistika në hapësirë.

“Zonja dhe zotërinj, qetësohuni!” u shpreh Rama, duke treguar një skicë të instalimeve elektrike në stratosferë. “Sateliti nuk ka asnjë gërvishtje! Është djegur vetëm priza treshe. Po bëni gjyq publik për një kabllo 300 lekësh.”

Menjëherë pas kësaj, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka hapur procedurat për të blerë një prizë treshe të re te tregu elektrik në Ali Demi dhe për të dërguar një elektricist me përvojë në stratosferë që të bëjë ndërrimin.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon