/ Politikë

Shqiptarët do tërboheshin po të merrnin vesh që korrupsioni nuk dënohet

|Nga: Redaksia Lemza
Shqiptarët do tërboheshin po të merrnin vesh që korrupsioni nuk dënohet

TIRANË — Një dokument i klasifikuar i dalë nga Këshilli i Sigurisë zbulon një frikë të tmerrshme që mban zgjuar natën elitën politike: Çfarë do ndodhë nëse qytetarët shqiptarë, të cilët elita i konsideron si qenie të pafajshme, naive dhe që besojnë verbërisht te shteti i së drejtës, zbulojnë papritur që korrupsioni në fakt nuk dënohet kurrë?

Për dekada, qeveria dhe drejtësia kanë punuar ditë e natë për të mbajtur gjallë iluzionin se çdo qindarkë e buxhetit menaxhohet me rigorozitet dhe se shkelësit e ligjit dergjen burgjeve.

“Këta njerëz të mrekullueshëm janë kaq naivë,” theksohet në raport. “Ata shohin vilat tona 3-katëshe në Gjirin e Lalzit dhe me mirëbesimin e tyre të dëlirë thonë: ‘Sa shumë paska punuar me rrogën e shtetit ky njeri, lum si ai!’ Imagjinoni çfarë tmerri do të përjetonte ky popull fisnik po t’u thoshim që ato vila janë bërë me tenderët e rrugëve. Nuk do ta përballonin dot këtë tradhti! Ne duhet t’i mbrojmë ata nga e vërteta, njëlloj siç mbrohen fëmijët nga fakti që Babagjyshi nuk ekziston.”

Raporti 400-faqesh udhëzon institucionet që të mbrojnë me çdo kusht “injorancën e bekuar” të popullit, i cili jeton me një pastërti mendore të pacenuar.

“Ne jemi arkitektët e lumturisë së tyre,” përfundon dokumenti sekret. “Detyra jonë nuk është t’i vjedhim, por të sigurohemi që ata të vdesin të lumtur pa e marrë veshë të vërtetën. Zoti e ruajtët paditurinë e shqiptarit, sepse ajo është shtylla e vetme e këtij kombi!”

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon