/ Politikë
/ Bota

Zgjidhet misteri: Rebeli i panjohur i Sheshit Tiananmen është Erion Braçe

|Nga: Redaksia Lemza
Zgjidhet misteri: Rebeli i panjohur i Sheshit Tiananmen është Erion Braçe

TIRANË / PEKIN — Historia botërore sapo është rishkruar falë teknologjisë. Një restaurim i fundit me Inteligjencë Artificiale i fotografisë ikonike të vitit 1989 në sheshin Tiananmen, ka qartësuar përfundimisht fytyrën e “Rebelit të Panjohur” (Tank Man) që i doli para kolonës së tankeve kineze.

Rezultati ka shokuar mbarë globin, por jo shqiptarët. Burri me këmishë të bardhë dhe dy qese në dorë është deputeti socialist, Erion Braçe, në një nga performancat e tij të para të “opozitarizmit të zjarrtë”.

Ekspertët që analizuan pamjet e pastruara zbuluan një detaj tronditës. Qeset që mbante në dorë ishin plot me domate dhe shalqinj nga Divjaka, të cilat ai po ia tundte me tërbim komandantit të tankut si provë e pabarazisë sociale.

Në audion e restauruar së fundmi nga arkivat e fshehta, dëgjohet qartë zëri i pandalshëm i Braçes që i bërtet ekuipazhit të blinduar.

“A e dini ju sa e ka marzhin e fitimit banka e nivelit të dytë që ka financuar këtë tank?!” dëgjohet të ulërijë Braçe. “Ky mjet ushtarak nuk prodhon asgjë! Po shtypni djersën e popullit! Nafta që harxhoni ju për të ecur mbi beton, nuk është e subvencionuar për bujkun kinez!”

Zbulimi e ka ngritur figurën e Braçes në panteonin e rebelëve globalë. Analistët ndërkombëtarë theksojnë se kjo konfirmon natyrën e tij si një “rebel i lindur dhe i pakompromis”; një entitet revolucionar që udhëton nëpër kohë dhe hapësirë, duke u shfaqur kudo ku shtypet fshatari, qoftë në fushat e orizit në Pekin, apo në serat e Myzeqesë.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon