/ Politikë
/ Ekonomi

Rama kritik: Protestat po trembin kriminelët

|Nga: Redaksia Lemza
Rama kritik: Protestat po trembin kriminelët

TIRANË — Në një postim në rrjetet sociale, KM Edi Rama ka shprehur indinjatë për pasojat e rënda ekonomike që po shkakton vala e protestave në kryeqytet. Tubimet po trembin bosët e krimit të organizuar dhe personat në kërkim ndërkombëtar.

Sipas kreut të ekzekutivit, imazhi i Shqipërisë si një “oaz i qetë dhe i sigurt për pastrimin e parave” po rrezikohet seriozisht nga qytetarët që kërkojnë burg për shkelësit e ligjit me megafon.

KM akuzoi qytetarët marshues se po godasin drejtpërdrejt shtyllën kurrizore të ekonomisë dhe sektorin e ndërtimit të kullave.

“Ju nuk e kuptoni çfarë dëmi po i bëni imazhit të vendit!” shkruan Rama. “Kemi njerëz të nderuar me ‘Skeda të Kuqe’ nga Interpoli që kanë zgjedhur Tiranën për t’u fshehur dhe për të investuar kursimet e tyre të jetës. Janë qytetarë globalë, biznesmenë të import-eksportit të substancave të respektuara, që vijnë këtu për pak qetësi. Si mund të gjejë paqe shpirtërore një baron droge kur kërkoni llogaridhënie me bilbila dhe daulle? I trembët të gjithë!”

Sipas KM, të paktën tre grupe të strukturuara kriminale kanë anuluar fluturimet e tyre charter nga Dubai dhe Marbella gjatë javës së fundit, duke u ankuar se “Shqipëria nuk është më ai shteti i qetë dhe i korruptuar që ata kujtonin”.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon