/ Ekonomi
/ Udhëtime

Gjithçka që duhet të dini rreth The Albanian Files

|Nga: Redaksia Lemza
Gjithçka që duhet të dini rreth The Albanian Files

Së fundmi, kanë dalë në dritë detaje rreth The Albanian Files, një katalog luksoz që detajon masterplanet masive arkitekturore të destinuara për të shndërruar ato pak vija bregdetare të paprekura, parqe kombëtare dhe laguna që i kanë mbetur Shqipërisë. Ja gjithçka që duhet të dini rreth këtij libri:

Çfarë është? Edhe pse tingëllon si një arkiv me dosje sekrete spiunazhi nga Lufta e Ftohtë, në fakt është diçka edhe më makabre; një broshurë real estate.

Cili ishte titulli fillestar? Krim pa Ndëshkim.

Cila është audienca e synuar? Përdoret ekskluzivisht si armë e ftohtë për të dhunuar aktivistët mjedisorë.

Pse të gjithë arkitektët janë të huaj? Sepse ligji shqiptar dikton se hedhja e 100,000 tonëve beton në një lagunë mijëravjeçare është e lejuar dhe etike vetëm nëse personi që e bën këtë ka veshur një golf të zi dhe flet holandisht.

A janë këto projekte miqësore me mjedisin? Patjetër. Çdo kullë 40 katëshe buzë detit është dizajnuar me kujdes të veçantë nga studio prestigjioze evropiane, në mënyrë që të lëshojë një hije gjigante për t’i bërë fresk kufomave të pelikanëve kaçurrelë.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon