TIRANË — Në një studim të publikuar në revistën shkencore Natyra dhe Politika, biologët evolucionarë kanë arritur në përfundimin se 4 miliardë vjet përzgjedhje natyrore, mutacione gjenetike, luftë për mbijetesë dhe zhvillim i kores së trurit, janë të pafuqishme për të ndalur ngjitjen e Besfort Lamallarit në postin e ministrit.
Pavarësisht avantazheve të skalitura me kujdes nga miliona vite evolucion, kodi ynë gjenetik ka një të metë fatale. Ai nuk përmban asnjë mekanizëm apo antitrup që mund të bllokojë emërimin e zotit Lamallarit si Ministër i Punëve të Brendshme.
Raporti shkencor mbyllet me nota pesimiste, madje dhe apokaliptike, për të ardhmen e planetit:
“Nëse nesër një asteroid gjigant godet Tokën dhe shkatërron çdo formë jete, e vetmja gjë që do të mbijetojë nëpër rrënoja, përveç buburrecave dhe qeseve plastike të supermarketit, do të jetë Lamallari… i emëruar si Ministër i Rindërtimit Post-Apokaliptik.”
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.