TIRANË — Në përgjigje të menjëhershme ndaj atij që e cilësoi si “akt të turpshëm”, KM ka njoftuar sot modernizimin më radikal të infrastrukturës materiale të Partisë Socialiste.
Pas pamjeve ku disa anëtarë në Poliçan u panë duke djegur teserat në shenjë proteste kundër Reformës së re Territoriale, Komiteti Drejtues i PS-së ka prezantuar zyrtarisht Teserën e Re Anti-Zjarr, titulluar Poliçan Proof.
Tesera e re përbëhet nga një aliazh i avancuar titani, kevlari dhe veshjeje qeramike ushtarake, e njëjta teknologji që përdoret te mbrojtëset termike të anijeve hapësinore të NASA-s.
“Çdo socialist është i lirë ta shprehë protestën e tij,” deklaroi KM në një postim në rrjetet sociale. “Le ta hedhë teserën në furrën e çelikut te Metalurgjiku, ajo jo vetëm që nuk digjet, por del edhe më e shkëlqyer nga flakët!”
KM njoftoi gjithashtu se dorëzimi i teserave të vjetra është i detyrueshëm brenda 15 ditëve. Të gjitha teserat e vjetra me bazë plastike do të grumbullohen dhe do të dërgohen për riciklim, ndërsa modeli i ri Poliçan Proof do t’i shpërndahet çdo anëtari me DHL.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.
Me rastin e vendit të parë në sigurinë kibernetike, të dhënat e miliona shqiptarëve me 50% ulje në treg të zi
Do lidh besë me shqiptarët, thotë njeriu që ka të shkruar në ballë fjalën "besëthym"