/ Politikë

Reforma Territoriale 2026: Tirana, Vora dhe Kamza do të shkrihen në Bashkinë e re të Surrelit

|Nga: Redaksia Lemza
Reforma Territoriale 2026: Tirana, Vora dhe Kamza do të shkrihen në Bashkinë e re të Surrelit

SURREL — Në sajë të reformës së re territoriale, pritet të ndodhë ndryshimi më radikal në ndarjen administrative të vendit. 

Bashkitë Tiranë dhe Kamëz do të pushojnë së ekzistuari si entitete të pavarura, duke u shkrirë zyrtarisht për të formuar dy lagje vartëse të Bashkisë së re të Surrelit.

Vendimi i jep fund një anomalie 106-vjeçare ku kryeqyteti mbahej aty ku jetonte populli, në vend që të ishte aty ku fle udhëheqësi.

Qendra e re administrative do të vendoset fiks te rrethimi me beton i vilës kryeministrore, ndërsa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë do të riklasifikohet si rrugicë dytësore për kalimin e mjeteve bujqësore që sjellin pleh organik në Surrel.

“Nuk kishte kuptim që Tirana të mbahej si qendër, kur të gjitha vendimet për Tiranën, dhe Shqipërinë, merren në Surrel,” sqaroi për Lemza News zëdhënësi i kryeministrisë, Selami Grosha. “Duke e futur Tiranën dhe Kamzën nën juridiksionin e Surrelit, ne i rrisim vlerën këtyre provincave dhe i japim banorëve të tyre krenarinë e të qenit surreliotë.”

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon