/ Rajoni
/ Politikë

Rama gris fan fiction erotik me Zelenskyn pas deklaratës për Kosovën

|Nga: Redaksia Lemza
Rama gris fan fiction erotik me Zelenskyn pas deklaratës për Kosovën

TIRANË — Burime nga brenda Kryeministrisë raportojnë se pas deklaratave të fundit të Volodymyr Zelenskyt në Beograd për mosnjohjen e Kosovës, KM Edi Rama ka grisur faqet e bllokut të shënimeve.

Në atë bllok, mes shkarravinave me lapustila shumëngjyrëshe, fshihej sekreti më i madh shtetëror, një fan fiction erotic shkruar me shkrim dore, titulluar “50 Hijet e Volodymyrit”.

Vepra numëronte 68 faqe dhe përshkruante një romancë të stuhishme e të fshehtë mes një lideri ballkanik vizionar, 2 metra të gjatë, dhe një petriti ukrainas që nuk e hiqte kurrë bluzën e tij prej pambuku ushtarak.

“Jam i rrënuar,” mësohet t’u ketë thënë Rama këshilltarëve të tij, teksa hidhte copat e bllokut në kosh. “Isha në mes të një skene kaq të bukur. Ishim në një bunker në Kiev. Ai po më prekte mjekrën e thinjur dhe më pëshpëriste butë: ‘Ashtu siç mbroj sovranitetin tim, do mbroj edhe pavarësinë e Prishtinës.’ Ah, çfarë zhgënjimi.”

Pas kësaj ngjarjeje, KM ka urdhëruar stafin t’i blejë një bllok të ri Moleskine dhe një set të ri lapustilash.

Sipas burimeve, pasioni ukrainas u shua. Zelensky doli një populist pa nervin e duhur për histori të mëdha dashurie. Tani KM ka hedhur sytë nga Franca, dhe ka filluar të skicojë diçka të re, me titull ‘Netët e Nxehta Eliziane.”

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon