/ Politikë

Vijon propaganda: Balla shet një dokumentar bletësh si flotën e re të helikopterëve zjarrfikës

|Nga: Redaksia Lemza
Vijon propaganda: Balla shet një dokumentar bletësh si flotën e re të helikopterëve zjarrfikës

TIRANË — Pasi përvetësoi zjarret e Ohajos si sukses shqiptar, makineria e propagandës ka bërë hapin e radhës, duke kaluar te bota e insekteve.

Mëngjesin e sotëm, për të demonstruar “gatishmërinë maksimale” të shtetit ndaj zjarreve pyjore, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, publikoi një video ku qindra objekte të verdha me vija të zeza fluturonin në mënyrë të sinkronizuar dhe futeshin në disa hangarë gjashtëkëndore.

Bashkëngjitur videos, qëndronte mesazhi triumfal: “#NëKryeTëDetyrës. Asnjë vatër zjarri nuk na shpëton! Shikoni me çfarë saktësie operon flota jonë e re e helikopterëve inteligjentë të ndërhyrjes së shpejtë! Koordinim perfekt milimetrik në vatrat e rrezikshme. Çfarë saktësie!”

Por nuk zgjati shumë dhe shqiptarët e kuptuan se bëhej fjalë për një dokumentar të National Geographic mbi bletët dhe jo për helikopterët e flotës duke fikur një vatër zjarri.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon