/ Kulturë
/ Shëndeti

Rama hap në Berlin ekspozitën me eshtrat e pacientëve të onkologjikut

|Nga: Redaksia Lemza
Rama hap në Berlin ekspozitën me eshtrat e pacientëve të onkologjikut

BERLIN — Bota e artit bashkëkohor është mahnitur sërish nga gjeniu krijues i KM shqiptar. Këtë fundjavë, në galerinë prestigjioze Société në Berlin, Edi Rama vendosi të sjellë diçka krejt tjetër: eshtrat e 45 pacientëve që humbën jetën duke u sorollatur në Spitalin Onkologjik të Tiranës.

Ekspozita, e titulluar “Tumor 2026”, u prit me ovacione nga kritikët dhe elita gjermane, të cilët mendonin se mungesa e medikamenteve ishte vetëm një metaforë, ndërsa kafkat në ekspozitë, të formuara me allçi.

“Të punosh me baltë apo bronz është klishe,” u shpreh KM për Lemza News. “Të marrësh eshtrat e njerëzve që u mungonte ilaçi jetik dhe t’i sjellësh në një galeri arti për publikun berlinez kërkon kurajë! Shiko, edhe të vdekur duket sikur zgjatin dorën për Herceptinë, fakirët e dreqit.”

Gazeta Berliner Zeitung i kushtoi faqen e parë instalacionit kryesor, të titulluar “Mësuesja nga Fieri”, ku një skelet ishte i lidhur me fije të padukshme teli, duke dhënë iluzionin sikur ende po endej nga zyra e mjekut te farmacia e spitalit. 

Vizitorëve u jepeshin kufje ku luhej një regjistrim audio me zërin e një infermiereje që bërtiste: “Nuk kemi furnizim, hajde javën tjetër.”

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon