MANÇESTER— Misteri i pamjes së re të Erling Haaland më në fund u zgjidh.
Sipas burimeve pranë Lemza News, bomberi i Manchester City preu flokët e tij për t’ia dhuruar Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë, në mënyrë që kjo e fundit të përballojë më lehtë flakët që po shkrumbojnë pyjet e vendit.
Bishtaleci bjond i Haaland, i cili peshon rreth 4.2 kilogramë dhe është e lyer me një xhel special rezistent ndaj djersës dhe mbrojtësve anglezë, ka mbërritur mbrëmë në Rinas dhe i është shpërndarë menjëherë forcave zjarrfikëse dhe ushtrisë në terren.
“Kemi vite që i shuajmë flakët me degë pishe dhe dushku,” deklaroi kreu i Emergjencave Civile, Ditmir Prushi. “Floku i Haaland është mrekulli e natyrës. Ka keratinë nordike dhe një elasticitet të frikshëm. Zjarrfikësi e lidh në majë të shkopit, dhe mjafton fa fshikullojë zjarrin dy herë për ta shuar.”
Me të mbaruar sezoni i zjarreve, mësohet se bishtaleci i bomberit nordik do të përdoret për të meremetuar segmentet e shembura të korridorit 8.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.