POGRADEC — KM Edi Rama nga Pogradeci ka ndarë videon ku shfaqet duke bashkëbiseduar me Diellën, ndërkohë që e pyet se çfarë mendimi ka për ministren Mirela Kumbaro.
Pas një analize 3-sekondëshe të eficiencës administrative, Ministrja digjitale Diella foli me zërin e saj sintetik:
“Zoti Kryeministër, sipas përllogaritjeve të mia, puna e ministres Kumbaro lë për të dëshiruar. Rekomandoj ta hidhni në liqen.”
I njohur për besimin e tij absolut te inovacioni digjital, KM nuk ngurroi për asnjë sekondë. Para se ministrja Kumbaro të belbëzonte kundërshtinë më të vogël, ai e kapi nga krahu dhe e shtyu drejt e në ujërat e ftohta të liqenit juglindor.
Ministrat e pranishëm reaguan me një përzierje tmerri dhe servilizmi. Shumë prej tyre nisën t’i bënin furça Diellës në përpjekje për të shmangur një zhytje të mundshme në liqenin e akullt.
Rritja e nivelit të ujërave të liqenit si pasojë e kabinetit ministror u injorua krejtësisht nga banorët e Pogradecit, që vijuan ditën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.
Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania do të sillet në derën tuaj personalisht nga Ergys Agasi
Mblidhet Këshilli i Sigurisë: Prioritet absolut të zbulojë kush e ka lënë derën hapur se po bën korrent në sallë