/ Kronikë

Prokurorët e SPAK presin në radhë për të provuar orën luksoze Richard Mille

|Nga: Redaksia Lemza
Prokurorët e SPAK presin në radhë për të provuar orën luksoze Richard Mille

TIRANË — Hetimi për dhjetëra dosjet e nxehta të korrupsionit të nivelit të lartë janë pezulluar përkohësisht këtë të enjte në godinën e SPAK. 

Kjo për shkak të një radhe të gjatë të prokurorëve dhe hetuesve të BKH-së që kanë bllokuar korridorin e katit të dytë, vetëm për të provuar orën e sekuestruar të markës Richard Mille.

Çfarë duhet të ishte dhomë provash materiale është kthyer në një sallon ekskluziv mode. 

Prokurorët e posaçëm kanë lënë mënjanë fletë-arrestet dhe po kalojnë orë të tëra para pasqyrave të tualetit, duke kontrolluar se si kombinohet safiri zviceran i orës 300-mijë euroshe me këmishët e tyre kërce.

E vetmja që nuk ndan të njëjtin entuziazëm është sanitarja e godinës, e cila mësohet se e përdor orën për të çarë lajthitë që konsumon mes vakteve.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon