GALAKTIKA E VERIUT — Pas informacioneve se protestuesit ishin armatosur me koli vezësh për të goditur selinë rozë, KM Edi Rama vendosi të anulojë takimin e djeshëm të orës 17:30.
Ai urdhëroi të gjithë ministrat dhe drejtuesit e qarqeve të mblidheshin urgjentisht në fund të Rrugës së Gjarprit, në Planetin e Mbretit Kai.
“Sorrat dhe korbat mund të kenë bllokuar rrugët e Tiranës, por ata nuk kanë nivelin e duhur të energjisë ‘Ki’ për të përshkruar rrugën 1 milion kilometra të Gjarprit,” mësohet të jetë shprehur Rama para krerëve të lartë të partisë. “Na duhej një vend ku vezët e tyre të digjeshin në atmosferë para se të na preknin kostumet.”
Zhvendosja e mbledhjes ka shkaktuar pakënaqësi brenda kabinetit. Për shkak të rregullave të Botës së Përtejme, ministrat u detyruan të linin makinat Audi të blinduara në hyrje të Parajsës dhe ta bënin rrugën në këmbë.
Burime brenda planetit të vogël bëjnë me dije se Mbreti Kai fillimisht ishte i bezdisur nga prania e qeverisë shqiptare. Ai i vuri kusht Ramës që takimi të mbahej aty vetëm nëse arrinin ta bënin për të qeshur.
Fatmirësisht, kur ministri i Financave i lexoi Mbretit Kai raportin e rritjes së pensioneve në Shqipëri, hyjnia u gajas nga të qeshurat dhe i lejoi të qëndronin.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.
Mblidhet Këshilli i Sigurisë: Prioritet absolut të zbulojë kush e ka lënë derën hapur se po bën korrent në sallë
Ndryshon procedura penale: S'ka më arrest me burg për personat mbi 2 metra të gjatë që u fillon mbiemri me 'R' dhe u mbaron me 'A'