DURRËS — Vetëm pak orë pasi Lionel Messi tronditi botën duke njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja e Argjentinës, një tjetër fenomen i padiskutueshëm i futbollit të burgut dha dorëheqjen nga ky sport.
Përmes një letre të shkruar me stilolaps në anën e pasme të një kërkese për lirim me kusht, e cila u postua më pas në Instagram nga stafi i tij jashtë hekurave, Lali Eri njoftoi se ky ishte “një vendim tejet i vështirë”, por theksoi se betoni i burgut nuk i jepte më trillet si një herë e një kohë.
“Pas shumë emocionesh dhe thyerje brinjësh, me dhimbje njoftoj shokët e qelisë se po tërhiqem nga futbolli i paraburgimit të Durrësit,” shkruan Veliaj me nota të forta melankolie.
Në vijim, Veliaj theksoi se kapitulli i tij i lavdishëm duhet të mbyllet për t’u hapur rrugë “talenteve të reja” të Rilindjes.
“Nuk kam asgjë më shumë për të dhënë. Përveç kësaj, SPAK po sjell lojtarë të rinj, drejtorë të talentuar me energji të freskët, që meritojnë të tregojnë veten në këtë beton të nëmur.”
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.
Falsifikoi vërtetimin e vaksinëns: Granit Xhaka dënohet me 5 vjet panelist fiks i Manushit
Ndryshon procedura penale: S'ka më arrest me burg për personat mbi 2 metra të gjatë që u fillon mbiemri me 'R' dhe u mbaron me 'A'