TIRANË — Ditë pas prezantimit të platformës PasqyrAlbania, ku parashikohet të kanalizohen e të marrin zgjidhje të gjitha ankesat dhe hallet e qytetarëve, burime pranë qeverisë kanë konfirmuar se bashkë me aksesin në platformë, përdoruesi do të marrë falas me postë dhe një piskatore inoksi me precizion të lartë.
Piskatorja do të shpërndahet te sportelet e Postës Shqiptare dhe do të shërbejë si aksesor fizik plotësues i pasqyrës digjitale.
“Nuk mund të hyjmë në Bashkimin Europian me gëmusha hundore, vetulla të bashkuara dhe fije floku të thinjura,” u shpreh për Lemza News kreu i AKSHI-t, Igli Tafa. “Kjo piskatore falas është instrumenti i parë fizik i Rilindjes Estetike.”
Burime konfidenciale bëjnë me dije se tenderi me vlerën marramendëse 10 milionë euro për importin e 1 milionë piskatoreve i është dhënë me procedurë të përshpejtuar një kompanie të specializuar për tregtimin e plehrave organike në Lushnjë, e cila e ndryshoi objektin e veprimtarisë vetëm sot në mëngjes.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.
Zhvilluesit e Diellës ngrenë alarmin: Brenda dekadës do arrijë AGI, do kërkojë dieta si ministrat njerëzorë
Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania do të sillet në derën tuaj personalisht nga Ergys Agasi