NEW YORK — Pas më shumë se 12 vitesh punë intensive dhe dhjetëra miliarda dollarësh të investuar, gjiganti i video lojërave, Rockstar Games, ka tronditur botën duke njoftuar anulimin e lojës Grand Theft Auto VI.
Vendimi dramatik u mor gjatë një mbledhjeje emergjente të bordit drejtues në New York, vetëm pak orë pasi ekipi i zhvillimit analizoi pamjet dhe detajet e ngjarjes së fundit në Radhimë.
“Ne mendonim se kishim krijuar lojën më agresive, më absurde dhe më hiper-realiste në historinë e njerëzimit duke rikonceptuar Vice City-n,” deklaroi presidenti i Rockstar Games, Sam Houser. “Por kur pamë se si një grup burrash vunë 5 milionë euro gjobë një biznesmeni brenda hotelit të tij, a thua se ishin mbledhur për kalçeto, aty kuptuam që skenaristët tanë janë fëmijë kopshti. GTA është hiç gjë para realitetit shqiptar.”
Sipas një memorandumi të brendshëm të Rockstar, mekanikat e lojës mbeteshin shumë prapa ngjarjeve reale në bregdetin shqiptar.
Në vend të lançimit të GTA VI, Rockstar Games njoftoi se ka blerë të drejtat e transmetimit të kamerave të trupit të Policisë së Vlorës. Kompania do t’i transmetojë ato LIVE në Twitch çdo ditë me nga një vizë të kuqe (Health Bar) vendosur sipër pamjeve.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.
Çuni i Londrës detyrohet të blejë apartament 250,000 euro vetëm për të përdorur tualetin e Real Estate
Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania do të sillet në derën tuaj personalisht nga Ergys Agasi