/ Politikë
/ Showbiz

Dallëndyshja në flokët e Zegjine Çaushit voton pro Ministres së re të Shëndetësisë

|Nga: Redaksia Lemza
Dallëndyshja në flokët e Zegjine Çaushit voton pro Ministres së re të Shëndetësisë

TIRANË — Gjatë sesionit të parë parlamentar të sezonit, demokracia shqiptare shënoi një hap të ri drejt përfshirjes së faunës në vendimmarrje. Dallëndyshja me emrin “Pipi”, e cila ka ndërtuar një fole të përhershme në balajazhin e deputetes socialiste Zegjine Çaushi, votoi pro emërimit të ministres së re të Shëndetësisë Klodiana Spahiu.

Dëshmitarët raportojnë se në momentin që Kryetarja e Kuvendit kërkoi të hapej votimi elektronik, dallëndyshja Pipi ka zgjatur sqepin dhe ka votuar me karton jeshil.

“Nuk ishte aksident, por vullnet i lirë politik,” deklaroi Zegjine Çaushi për gazetarët jashtë sallës, duke i dhënë Pipit një farë luledielli si shpërblim. “Pipi e kupton shumë mirë që ministrja e re është e duhura për të përmbushur deri në fund rilindjen e shëndetësisë në vend. Pipi është zog që ndjek vijën e Partisë.”

Votimi ka ngjallur reagime të ashpra nga radhët e opozitës. Disa deputetë të djathtë i ranë tavolinave, duke theksuar se Rregullorja e Kuvendit nuk parashikon njohjen e votës nga shpendët shtegtarë.

“Po na qeverisin dallëndyshet! Ky është kulmi i kapjes së shtetit!” u dëgjua të bërtiste një deputet opozitar, duke shtuar se zogu mund të ketë qenë i manipuluar me anë të thërrimeve të byrekut nga radhët e qeverisë.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon