TIRANË — I rikthyer në atdhe pas atij që e cilësoi si “udhëtimin më ripërtëritës të jetës”, Lideri i Opozitës, Sali Berisha, rrëfeu para mediave të mbledhura në aeroport prapaskenat e takimeve me senatorët, kongresmenët dhe fermerët më me zë të Teksasit gjatë Konventës Republikane.
Sipas Berishës, ndërsa media e “narkoshtetit” u mundua ta zvogëlojë rëndësinë e vizitës, realiteti në rançet e Hjustonit dhe Dallasit ishte krejt tjetër.
Tema kryesore e debatit mes kaubojve amerikanë nuk ishte ekstremi i majtë apo kufiri me Meksikën, por e ardhmja administrative e Myzeqesë.
“Në çdo ranç ku hyja,” deklaroi Berisha me syrin e ndezur nga frymëzimi, “kaubojt e Teksasit më pyesnin të shqetësuar, ‘Doktor, çfarë do të bëhet me Divjakën? Pse kjo tradhti e Edi Ramës për ta shkrirë me Bashkinë e Lushnjës?! Si do të shkojë fati i pjeprit dhe shalqirit të Myzeqesë nëse ia heqin autonominë kufitare?!’ Ishte një dhimbje që përshkonte të gjithë shtetin e Teksasit, pa përjashtim.”
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.