TIRANË — Pas vendimit të GJKKO-së për të caktuar masën e “arrestit të shtëpisë” për një drejtoreshë që nuk ndodhet as në shtëpi dhe as në Shqipëri, qeveria shqiptare ka nisur procedurat emergjente për gjetjen e një kreu të ri për Shërbimin Informativ të Shtetit.
Sipas burimeve pranë Këshillit të Ministrave, kandidati më i favorizuar për të marrë detyrën më të lartë të sigurisë në vend është një kulluese plastike makaronash e blerë në tregun e Medresesë.
“Nuk duam të devijojmë nga tradita 30-vjeçare e institucionit,” u shpreh eksperti i Sigurisë Kombëtare, Gregor Kuqi. “Kualifikimi kryesor për të drejtuar Inteligjencën tonë është rrjedhja e lirë e të dhënave sekrete te personat në kërkim. Pse të paguajmë rrogën e një njeriu kur një kulluese e bën këtë në mënyrë organike?”
Në dosjen e prezantimit të saj, kulluesja ka treguar një sërë avantazhesh teknike dhe morale që e bëjnë atë të pathyeshme përballë kandidatëve të tjerë nga policia apo ushtria, si dizajni ergonomik dhe kostoja fare e lirë.
Presidenti i Republikës pritet ta dekretojë kulluesen këtë të premte, menjëherë sapo institucioni të kalojë Vetingun për cilësinë e plastikës.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.
Ndryshon procedura penale: S'ka më arrest me burg për personat mbi 2 metra të gjatë që u fillon mbiemri me 'R' dhe u mbaron me 'A'
Frikë nga protesta: Rama zhvendos mbledhjen e qeverisë në Planetin e Mbretit Kai