TIRANË — Mëngjesin e sotëm, në kolltukët përballë mikrofonave të shtrenjtë të podkastit “Flasim” u ulën dy prej manekinëve me zare blu në kokë, të cilët u mblodhën me urgjencë nga rrugët e Tiranës.
Për 90 minuta rresht, Kryeministri foli pa asnjë ndërprerje, duke i cilësuar dy modelet prek kauçuku si shembullin e shkëlqyer të një shoqërie civile që nuk merret me mikro-kriminalitetin e rëndomtë, por fokusohet te vizioni 2030.
“Më pëlqen qetësia juaj,” deklaroi Rama me zë të shtruar, duke i mbushur gotën me ujë manekinit. “Ju nuk bërtisni. Ju nuk bllokoni rrugët. Ju, miku im, jeni zare me dinjitet.”
Gjatë gjithë emisionit, manekinët nuk e kundërshtuan asnjëherë KM teksa ai lante duart nga përgjegjësia ndaj çdo skandali që ka ndodhur vitet e fundit.
Podkasti u mbyll me një premtim të bujshëm. Nëse manekinët vazhdojnë të dëgjojnë me kaq vëmendje, njëri prej tyre do të emërohet drejtor i komanduar i AKSHI-t së shpejti, ndërsa tjetrit do t’i jepet posti i Presidencës qershorin e ardhshëm.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.
Ndryshon procedura penale: S'ka më arrest me burg për personat mbi 2 metra të gjatë që u fillon mbiemri me 'R' dhe u mbaron me 'A'
Evis Sala jep dorëqeqjen si Ministre e Shëndetësisë për t'i kujtuar vetes që ishte Ministre e Shëndetësisë