LUKSEMBURG / TIRANË — Një raport i ri i publikuar sot nga Agjencia Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka konfirmuar atë që shumë e dyshonin prej kohësh: Shqipëria ka thyer çdo rekord duke u renditur e para në Evropë për “Fuqinë Shikuese” për frymë. Ndërkohë që vendet si Gjermania, Zvicra, apo Danimarka kryesojnë për fuqinë blerëse, qytetarët shqiptarë kanë dominuar në kategorinë më të re të krijuar nga ekonomistët, e cila mat aftësinë për të qëndruar para një vitrine, për të analizuar çmimin, për të psherëtirë thellë dhe për të vazhduar xhiron pa e prekur portofolin.
Sipas të dhënave të Eurostat, një qytetar mesatar shqiptar kalon rreth 14 orë në muaj duke zhvilluar këtë ritual. Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë në Tiranë bëjnë thirrje për kujdes. Shoqata e Okulistëve Shqiptarë raporton se ka një rritje prej 30% të rasteve të “strabizmit të vitrinës”, gjendja ku njëri sy shikon produktin, ndërsa tjetri shikon çmimin, duke shkaktuar dëme të pakthyeshme estetike.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.