/ Sport

Sylvinho thyen heshtjen: Fasulet e importit na morën në qafë kundër Polonisë

|Nga: Redaksia Lemza
Sylvinho thyen heshtjen: Fasulet e importit na morën në qafë kundër Polonisë

TIRANË — Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Sylvinho, theu heshtjen në lidhje me eleminimin dramatik kundër Polonisë. Sipas brazilianit, një pjatë e vetme me fasule importi shkatërroi muaj të tërë përgatitjesh taktike.

“Unë e kisha përgatitur ekipin për ‘gegenpressing’ dhe tranzicion të shpejtë,” deklaroi tekniku brazilian, dukshëm i irrituar. “Por kur dolëm në nxemje, pashë që djemtë mezi vraponin. Zbuluam se kuzhina kishte përdorur fasule importi nga Egjipti, të cilat ishin zier për 8 orë dhe prapë kishin mbetur si zhavorr. Aerodinamika e lojtarëve tanë ra me 40%, cazzo!”

Sipas tij, lojtarët e krahut kishin frikë të bënin sprinte apo ndërhyrje të ashpra nga frika e ndonjë “aksidenti gastrik” të papritur në mes të fushës.

“Si mund ta markosh Zielinskin kur mezi merr frymë që nga minuta e 60-të?!” vijoi Sylvinho i tërbuar. “Futbolli modern bazohet te lehtësia. Kur ti ha fasule origjinale Korçe, ato shkrihen sakaq, të japin energji dhe eksplozivitet. Ndërsa fasulet e importit janë komplet e kundërta. Për të kursyer 50 lekë hodhëm në erë ëndrrën e Botërorit, porco dio!”

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon