/ Sport

Falsifikoi vërtetimin e vaksinëns: Granit Xhaka dënohet me 5 vjet panelist fiks i Manushit

|Nga: Redaksia Lemza
Falsifikoi vërtetimin e vaksinëns: Granit Xhaka dënohet me 5 vjet panelist fiks i Manushit

ZYRIH — Sistemi zviceran i drejtësisë ka dhënë sot dënimin më të pamëshirshëm në historinë e konfederatës. Për falsifikimin e certifikatës së vaksinës kundër Covid-19, kapiteni Granit Xhaka do të detyrohet të shërbejë për 5 vite si panelist fiks çdo të hënë mbrëma në Procesin Sportiv të Manushit, në Tiranë.

“Kjo është një shkelje flagrante e Konventës së Gjenevës,” deklaroi me lot në sy avokati i Xhakës jashtë dyerve të gjykatës. “Ta detyrosh një Kampion të Bundesligës të ulet në kolltuk përballë një astrologeje që parashikon fatin e Vllaznisë bazuar te Hëna në Akrep, është torturë e paprecedentë.”

Burime pranë kapitenit tregojnë se vendimi e ka shkatërruar psikologjikisht mesfushorin luftarak.

“Kisha frikë nga gjilpëra, e pranoj, isha i pasigurt,” mësohet të jetë shprehur Xhaka i hidhëruar. “Por ju betohem, jam gati të bëj 14 doza vaksine rresht sot, vetëm mos më detyroni të ulem në atë panel. Ju përgjërohem!”

Ndërkohë, mësohet se Edi Manushi ka njoftuar stafin e tij të gjejnë urgjentisht tre modele Instagrami dhe një ekspert të mbjelljes së flokëve për ta ulur përkrah Granitit.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon