/ Kulturë

Nisin xhirimet e “Përrallë nga e Kaluara 2” me protagonist fikun

|Nga: Redaksia Lemza
Nisin xhirimet e “Përrallë nga e Kaluara 2” me protagonist fikun

TIRANË — Pas gati katër dekadash nga kryevepra e Dhimitër Anagnostit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka dhënë dritën jeshile për “Përrallë nga e Kaluara 2”.

Sipas burimeve, producentët kanë kuptuar se personazhi më i rëndësishëm, rreth të cilit rrotullohet gjithë fati i historisë, nuk është as Marigoja dhe as Gjinoja, por pema e fikut.

Ndryshe nga filmi origjinal, ku konflikti rrotullohej rreth dasmës së detyruar të një 14-vjeçari, “Përrallë nga e Kaluara 2” do të jetë i zhanrit thriller-aksion alla John Wick, ku Fiku përndiqet nga një grup fëmijësh të uritur për karbohidrate.

“Fiku është ylli i vërtetë i kësaj historie,” shpjegon producenti. “Ai ka dhomë të veçantë grimi dhe stuntman personal, një fik tjetër fallco nga Lushnja, për skenat e rrezikshme ku fryn erë e fortë.”

Filmi pritet të thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë, ndërsa vetë Fiku ka refuzuar të japë intervista për mediat deri në natën e premierës, duke zhytur fansat në ethet e padurueshme të pritjes.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon