TIRANË — Në një konferencë të gjatë plot sofizma elegante, KM prezantoi ditën e djeshme Programin e Ri Kombëtar të Strehimit në kuadër të paketës “Rilindja 2.0”.
Pika kryesore e kësaj reforme strukturore është kredia me 0% interes për çdo kolibe qenni me vlerë nën 60,000 euro.
Gjatë fjalës së tij, KM u kërkoi qytetarëve të pastrojnë mendjen nga “llumi i rrjeteve sociale” që pretendon se me 60,000 euro sot në Tiranë nuk ble dot as traun e parkingut.
“Njerëzit duhet të kuptojnë optikën e re,” deklaroi ai me intonacion të rraskapitur. “Pashë një studim të fundit nga Suedia, ku të rinjtë që mbarojnë universitetin me dhjeta, me të ardhurat e veta nuk blejnë dot as 1 metër katror. Ndërsa ne këtu, me 60,000 euro po u japim çifteve të reja mundësinë e artë për të pasur një kolibe me dru ahu, perfekt për të fituar pavarësinë nga vjehrra.”
Pavarësisht skepticizmit, shumë çifte të reja në kryeqytet po e përqafojnë me entuziazëm skemën e re financiare.
“Jemi vërtetë mirënjohës,” u shpreh Erioni, 29 vjeç, shofer kamioni. “Banka na e aprovoi menjëherë kredinë me 0% interes për 59,900 euro. Blemë një kolibe druri dizenjuar për qen kufiri prapa stacionit të trenit. Është pak ngushtë kur tentojmë të futemi brenda, por ama kemi vendin tonë.”
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.