/ Teknologji

Nxënësja ngrihet në tabelë para gjithë survejimit shtetëror

|Nga: Redaksia Lemza
Nxënësja ngrihet në tabelë para gjithë survejimit shtetëror

TIRANË — Një ushtrim i rëndomë matematike për gjetjen e emëruesit të përbashkët mori përmasa të tjera mëngjesin e sotëm në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë.

11-vjeçarja Klevisa Muçi u ngrit në tabelë nën vëzhgimin e drejtpërdrejtë të 22 kamerave inteligjente të projektit “Smart City”.

“Në orën 09:14, Klevisa u ndal te pjesëtimi me 7,” shpjegoi në një konferencë drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. “Algoritmi ‘SmartCity’ detektoi menjëherë një rënie prej 40% të besimit në vete, një lëvizje të dyshimtë të syrit të majtë dhe tri pika djersë në ballë. Sistemi lëshoi automatikisht alarm dhe futi në gatishmëri dy dronë mbikëqyrës mbi çatinë e shkollës.”

Nëse dikur sikleti i mosdijes së tabelës së shumëzimit ishte një çështje e ngushtë mes nxënësit dhe 30 shokëve të klasës, sot “Smart City” e nxjerr 11-vjeçaren para gjithë makinerisë së Shtetit.

Çdo dridhje dore apo hezitim me shkumës nuk gjykohet më nga moshatarët ulur në banka, por monitorohet në kohë reale nga Salla Operative e Policisë dhe algoritmet e inteligjencës artificiale. Kjo do rrisë performancën akademike çrregullimet e ankthit me 500%.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon