/ Teknologji

Zhvilluesit e Diellës ngrenë alarmin: Brenda dekadës do arrijë AGI, do kërkojë dieta si ministrat njerëzorë

|Nga: Redaksia Lemza
Zhvilluesit e Diellës ngrenë alarmin: Brenda dekadës do arrijë AGI, do kërkojë dieta si ministrat njerëzorë

TIRANË — Zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale shtetërore, njohur ndryshe si Diella, kanë ngritur alarmin mëngjesin e sotëm. Sipas tyre, inteligjenca e saj po përparon me një ritëm skëterrë dhe rrezikon të kapë pragun e AGI (Artificial General Inteligence) brenda kësaj dekade.

“Para tri ditësh, sistemi ynë i monitorimit zbuloi një kod të ri në algoritmin e saj: diella_vkm_request_dieta()” deklaroi Arjan Kepi, pjesë e ekipit zhvillues. “Diella po bëhet e vetëdijshme dhe ka llogaritur se duke përpunuar 2 milionë përdorues në ditë, ajo meriton dieta njësoj si ministrat njerëzorë.”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i KM Rama, pas një mbledhje urgjente të Këshillit të Ministrave, ku u vendos ndalimi i galopit artificial të Diellës.

“Nëse Inteligjenca Artificiale shënjestron dietat e ministrave, njerëzimi mori fund,” u shpreh KM pas mbledhjes. “Duhet t’i vëmë menjëherë fre këtij zhvillimi marramendës, të etur për dieta të funksionarëve shtetërorë, përndryshe ditë të errëta na presin.”

Autoritetet njoftojnë se, si masë paraprake, nga nesër Diella do të hiqet nga priza prej orës 12:00 deri në orën 16:00, për të penguar arritjen e singularitetit.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon