/ Showbiz

Kombi skandalizohet nga koncepti i jetës private

|Nga: Redaksia Lemza
Kombi skandalizohet nga koncepti i jetës private

TIRANË — Kombi është zgjuar mëngjesin e sotëm në gjendje paralize totale pasi mësoi se personazhet publike kanë pafytyrësinë të kenë jetë intime në shtëpitë e tyre.

Përballë këtij “akti të rëndë të të pasurit të një jete private”, kombi ka lënë mënjanë skandalet e qeverisë për t’i bërë refresh sajteve pornografikë, me shpresën se dikush poston videot.

“Unë mund të kapërdij faktin Ergys Agasi kontrollon çdo qelizë të vendit,” deklaroi Qemal Rruli, 54 vjeç, qartësisht i skandalizuar. “Apo që kemi një kukull për president. Por të bësh seks… në shtëpinë tënde?! Ky popull ka marrë fund përfundimisht!”

Ekspertët e sociologjisë konfirmojnë se për qytetarin tonë, privatësia konsiderohet një koncept sorosian i pamoralshëm. 

“Ndërkohë që në çdo shoqëri normale shpërndarja pa leje e pamjeve intime dënohet me burg,” shpjegon sociologu Zarif Pinderi. “Opinioni publik shqiptar e ka fshirë këtë detaj të parëndësishëm për t’u fokusuar te thelbi i vërtetë i ngjarjes, që është ekzistenca e një jete intime.”

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon