/ Shëndeti

I sapolinduri qan nga uria për helium tullumbacesh

|Nga: Redaksia Lemza
I sapolinduri qan nga uria për helium tullumbacesh

TIRANË — Stafi mejkësor në pavijonin e neonatologjisë në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, ka theksuar sërish rëndësinë e ushqyerjes së hershme të foshnjave me gaze inerte. Kur një nënë e re u shqetësua se foshnja e saj 24-orëshe po qante pa pushim duke refuzuar qumështin e gjirit, kryeinfermieri e qetësoi menjëherë duke i treguar se fëmija kishte nevojë krejt normale dhe të shëndetshme për helium tullumbacesh.

Sipas udhëzimeve standarde pediatrike, çdo i sapolindur duhet të marrë të paktën 3 deri në 4 thithje helium nga një tullumbace brenda orëve të para të jetës, për t’u siguruar që sistemi i tij zhvillimor të jetë në normë.

Mjekët neonatologë shpjegojnë se në vitin 2026 evolucioni ka bërë të vetën dhe traktit tretës të bebeve moderne i duhet patjetër doza e parë e heliumit nga tullumbacet me mbishkrimin “Welcome Baby” ose “It’s a Princess”.

“Nënat shpesh tremben kur fëmija nuk pranon gjirin dhe zgjat duart drejt tufës me 80 tullumbace që i kanë sjellë tezet te koka e krevatit,” shpjegon Dr. Arbeni, shefi i pavijonit. “Unë u them gjithmonë që të gëzohen, sepse kemi të bëjmë me një fëmijë të shëndetshëm. Instinkti i tij i mbijetesës po funksionon.”

Në këtë kontekst, tradita shqiptare e dyndjes në spital sapo gruaja del nga salla e operacionit, nuk shihet më si një mungesë takti apo rrezik infeksioni. Familjarët që bllokojnë korridoret me tufa tullumbacesh në dorë janë jetikë për të sapolindurit.

“Dje patëm një rast kritik,” tregon Dr. Arbeni. “Fëmija kishte orë të tëra që qante nga uria për gaz inert. Ç’të të them, një tmerr! Fatmirësisht, erdhi kunata e nënës nga Fushë-Kruja me dy tullumbace gjigante në formë arushi. Ia vumë fëmijës tubin e tullumbaces në gojë dhe për 5 minuta iu kthye ngjyra dhe nisi të cicëronte si zog. Prezenca krejtësisht e pa justifikuar e asaj gruaje në spital, i shpëtoi jetën!”

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon