TIRANË — Për dekada me radhë, gurutë e fitnesit kishin arritur në konsensusin se nevojiten 10,000 hapa në ditë për të pasur një zemër të shëndetshme. Por një studim i ri i publikuar nga ISHP në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka përmbysur të gjitha teoritë e mëparshme për fitnesin.
Sipas ekspertëve, të ecësh 10 mijë hapa me ritëm të ngadaltë mes pluhurit të Unazës është një humbje kohe. Ulja e rrezikut të vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare qëndron te intensiteti i ndjekjes nga policia.
“Ne ekzaminuam të dhënat e mbi 64 mijë qytetarëve nga qytete të ndryshme të vendit,” shpjegoi Dr. Agim Dremka, kreu i studimit. “Arritëm në përfundimin se 5,000 hapa të bërë gjatë një shëtitjeje pasive kodrat e liqenit nuk kanë asnjë efekt. Ama, vetëm 1,200 hapa të bëra me nxitim ndërkohë që arratisesh nga burgu i Shënkollit, ta çojnë pulsin në 180 rrahje për minutë dhe të pastrojnë të gjitha arteriet.”
ISSHP ka lëshuar edhe një udhëzim të fundit. Për dobi maksimale kardiovaskulare, rekomandohet që gjatë vrapit qytetari të kthejë kokën pas çdo 30 sekonda për të kontrolluar distancën me patrullën, pasi ky ushtrim forcon edhe muskujt e qafës.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.