TIRANË — Xha Bajrami (82 vjeç) nga Shkoza nuk ia doli dot të mbyllë me sukses betejën më të gjatë dhe më gjakatare të jetës së tij.
Pasi priti me durim që nga shtatori i vitit 2022 për një rezonancë magnetike falas në spitalin e shtetit, i moshuari ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, fiks 14 orë përpara se t’i vinte radha.
Për të respektuar protokollin, spitali ka dërguar sot në mëngjes një SMS automatik në telefonin e të ndjerit: “I nderuar pacient, ju kujtojmë se sot në orën 11:30 keni takimin për rezonancën magnetike. Në rast mosparaqitjeje, do të penalizoheni me heqje nga sistemi për 6 muaj.”
Mësohet se familjarët po mendojnë t’ia vendosin fletën e rekomandimit në xhepin e kostumit, në mënyrë që nëse do i duhet në botën tjetër, të paktën të ketë vulën elektronike të e-Albanias me vete.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.