BEOGRAD — Një ngjarje që po sfidon gjithë literaturën e urologjisë moderne evropiane ka ndodhur pasditen e djeshme në kryeqytetin serb. Goran Tadiç, 48 vjeç, një nacionalist i thekur dhe konsumator i rregullt i Viagrës që prej vitit 1999, ka arritur të ketë një performancë të shkëlqyer pa asnjë ndihmë kimike.
Sipas dëshmisë së bashkëshortes, Gorani kishte përgatitur gotën me ujë dhe po bëhej gati të gëlltiste dozën e tij prej 50 miligramësh, kur spikerja e lajmeve tha fjalët magjike: “Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, Jakup Krasniqi me 25 vite, Kadri Veseli me 18…”
Megjithatë, mbrëmja romantike e Goranit nuk zgjati pa probleme. Raportohet se rreth orës 22:15, ai pësoi një rënie drastike të performancës kur në fund të edicionit të lajmeve saktësohej se vendimi nuk është përfundimtar.
Por, goditja më e madhe për sistemin kardiovaskular të Goranit erdhi kur gjykata sqaroi se “përgjegjësia penale është individuale dhe nuk u gjykua UÇK-ja si organizatë”. Kjo fjali shkaktoi një ftohje të menjëhershme të atmosferës në dhomën e gjumit.
“I thashë gruas të vishej se mbaroi kjo punë,” tregon ai i dëshpëruar. “Nëse nuk e dënojnë UÇK-në si organizatë, s’bëhet fjalë ta arrij klimaksin”.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.