GJENEVË — Një studim i ri dhe gjithëpërfshirës ndërkombëtar ka dalë në përfundimin tronditës se po, krijesa e lodhur, e shëmtuar dhe me rrathë të zinj poshtë syve që ju shikon çdo mëngjes nga pasqyra e banjës, jeni vërtet ju.
Zbulimi, kryer nga shkencëtarët e CERN, ka hedhur poshtë përfundimisht teorinë popullore se pasqyrat e banjës vuajnë nga një anomali dimensionale që e bën njeriun të duket sikur ka bërë tre turne rresht në fasoneri.
“Matematika është e pamëshirshme,” deklaroi shefi i ekipit kërkimor Luigi Fostershit. “Ligji i reflektimit thotë se këndi i rënies është i barabartë me këndin e pasqyrimit. Ne zbuluam se kur ky ekuacion zbatohet mbi një fytyrë asimetrike, me flokë të shpupurishur dhe vështrim të zbrazët pendese për zgjedhjet e jetës, drita thjesht e merr këtë informacion vizual dhe e kthen mbrapsht pa asnjë modifikim. Është një pasqyrim faktik i dramës tuaj anatomike.”
Kjo do të thotë se pasqyrat bëjnë pikërisht atë për të cilën janë krijuar të bëjnë: reflektojnë objektin që qëndron përballë tyre. Dhe, fatkeqësisht për njerëzimin, personi i shëmtuar, asimetrik dhe i dëshpëruar që ju shihni çdo mëngjes, nuk është një anomali e universit, por ju vetë.
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.