/ Rajoni

Maqedonia e Veriut ndryshon sërish emrin vetëm që të mos përkthehet dot në shqip

|Nga: Redaksia Lemza
Maqedonia e Veriut ndryshon sërish emrin vetëm që të mos përkthehet dot në shqip

SHKUP — Pas dështimit për të zhdukur përdorimin e gjuhës shqipe përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe patrullimeve policore, qeveria në Shkup ka ndërmarrë hapin final dhe më ekstrem të mbrojtjes kombëtare.

Gjatë një seance të jashtëzakonshme të mbajtur në mesnatë, Kuvendi maqedonas ka votuar për të ndryshuar sërish emrin e shtetit.

Sipas ligjit të ri, vendi nuk do të quhet më “Maqedonia e Veriut”, por do të mbajë zyrtarisht emrin “Krtčvzdrmsk”, që është njëkohësisht fjalëkalimi i uarlesit i sallës së Kuvendit.

Burimet diplomatike konfirmojnë se zgjedhja e këtij emri nuk ka asnjë lloj kuptimi historik, gjeografik apo kulturor. Është një lëvizje e pastër dhe dëshpëruar taktike. Një kurth linguistik kundër shkronjës djallëzore “Ë”. Mungesa totale e zanoreve e bën të pamundur të përkthehet në shqip pa iu futur llapa brenda folësit.

Gjatë një konference për shtyp, një zyrtar i lartë i partisë në pushtet shpjegoi me krenari gjenialitetin e kësaj strategjie, e cila synon të godasë direkt aparatin vokal të pakicës shqiptare.

“Provoni ta thoni tani, o shqiptarë të gjorë!” u shpreh ministri nacionalist, duke qeshur si maniak.

Mohim Përgjegjësie

Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.

Sipas studimeve, donacionet rrisin inteligjencën.

Na Mbështet në Patreon