BEOGRAD — Ministri Serb i Drejtësisë njoftoi sot se, për të nderuar vdekjen e Ratko Mladiç, njohur ndryshe si Kasapi i Bosnjës, shteti do të organizojë vrasjen masive të 10 mijë boshnjakëve myslimanë, si një homazh shtetëror ndaj veprës dhe jetës së kriminelit të luftës.
Komiteti i Organizimit të Funeralit, i kryesuar nga zyrtarë të lartë nacionalistë, doli në përfundimin se një ceremoni e thjeshtë shtetërore, me buqeta lulesh dhe të shtëna topi, ishte “një ofendim për CV-në e gjeneralit”.
“Lulet thahen dhe fjalimet harrohen,” theksoi Ministri i Drejtësisë, Nenad Vujić. “Nëse duam ta nderojmë vërtet heroin e Serbisë, duhet të organizojmë diçka që do e bënte të lumtur. E çfarë e gëzonte më shumë Ratkon se sa pamja e një varri masiv të porsahapur? Është minimumi.”
Njoftimi i Beogradit ka shkaktuar një valë indinjate në selinë e Bashkimit Europian dhe në Kombet e Bashkuara. Zëdhënësi i BE-së në Bruksel, Trevor Allemand, paralajmëroi Serbinë se një gjenocid i ri mund të ngadalësojë integrimin e saj në union:
“Ne e respektojmë të drejtën e çdo shteti për të organizuar funerale sipas traditave të tyre etno-nacionaliste, por vrasja e 10 mijë njerëzve thyen disa direktiva të Komisionit Europian. Ne i kërkojmë urgjentisht Beogradit që numri i viktimave të reduktohet në 5,000, dhe nëse është e mundur, plumbat e përdorur në ekzekutime të jenë 100% të riciklueshëm, në përputhje me Axhendën e Gjelbër.”
Mohim Përgjegjësie
Lemza News është një publikim satirik. Artikujt, historitë dhe përmbajtja e publikuar në këtë faqe janë pjellë e imagjinatës ose parodi të ngjarjeve reale. Emrat e përdorur, përveç atyre të figurave publike të cilët janë subjekt i satirës, janë fiktivë. Çdo ngjashmëri me persona realë, të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht e rastësishme. Përmbajtja nuk duhet të merret si faktike apo serioze.