Teknologji •
Situata e rrugëve / Google Maps shton shtigjet e mushkave si mënyrë udhëtimi
KORIA E DUSHKUT - Pasi algoritmet e tij inteligjente arritën në përfundimin logjik se asnjë mjet me rrota nuk mund të mbijetojë më në infrastrukturën rrugore shqiptare, gjiganti i teknologjisë Google ka lëshuar sot një përditësim emergjent ekskluzivisht për territorin e Shqipërisë: navigimin përmes shtigjeve të mushkave.